Një punonjës i Spitalit Klinik të Tetovës ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një koleg i tij në parkingun e spitalit.
Sipas njoftimit të policisë, më 17 gusht, rreth orës 09:20, Z.M. (54) nga Tetova ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij me inicialet N.S.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.
