Një konflikt mes fqinjëve në fshatin Poroj ka përfunduar me arrestimin e një personi, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas denoncimit, A.A. (51) ka deklaruar se rreth mesnatës është sulmuar fizikisht në oborrin e shtëpisë së tij nga fqinjët M.A. dhe L.A. (34). Gjatë incidentit dyshohet se është përdorur edhe një mjet prej druri.
Pas ndërhyrjes së policisë, rreth orës 01:25, L.A. është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “dhunë”.
MPB bën të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
