13-vjeçari plagoset rëndë me thikë në Çair

Një 13-vjeçar ndodhet në gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore, pasi është plagosur me thikë gjatë një përleshjeje në rrugën “Brigada Maqedono-Kosovare” në Çair.

Sipas informacioneve fillestare, në përleshje kanë marrë pjesë pesë persona – katër të mitur dhe një madhor. Dyshohet se gjatë incidentit janë përdorur thika dhe shkopinj bejsbolli.

Njëri prej të miturve, i lindur në vitin 2012, ka deklaruar se ka përdorur thikë. Megjithatë, ekspertiza forenzike duhet të përcaktojë nëse pikërisht ajo thikë është përdorur për t’i shkaktuar plagët e rënda 13-vjeçarit.

Ndërkohë, vëllai i tij, i lindur në vitin 2007, ka refuzuar të japë deklaratë lidhur me ngjarjen.

Hetimi po vazhdon për të zbardhur rrethanat e përleshjes dhe përgjegjësinë e personave të përfshirë.