Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Klodian Mihaj, ka ndarë një mesazh motivues me ndjekësit e tij në Instagram, duke lënë të kuptohet se po përballet me sfida, por pa u dorëzuar.
Në InstaStory-n e publikuar, Klodiani shfaqet i buzëqeshur, ndërsa krahas fotos ka shkruar:
“Disa përpiqen të më ndalin sepse nuk e durojnë suksesin tim. Por një gjë nuk e kuptojnë… çdo goditje më forcon. Çdo pengesë më afron më shumë me majën. Shihemi atje.”
Postimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë interpretuar si një mesazh të drejtpërdrejtë për kritikët dhe sfidat që ai po kalon, duke treguar se mbetet i fokusuar në rrugën drejt suksesit.

