“Kam parë skenarin deri në finale” – ish-banori i Ferma VIP bën deklarata të forta

Ferma VIP vazhdon të pljetë në qendër te vemendjes.Këtë herë, ish-banori Akili ka trazuar rrjetin me disa pretendime të forta të bëra gjatë një videoje live në TikTok.

Sipas tij, ai ka parë një “copë letër” ku ishte i shkruar i gjithë zhvillimi i programit deri në finalen e madhe, përfshirë edhe eliminimet e banorëve.

Akili pretendon se Mimoza Ahmeti do të eliminohet pak para finales, pasi sipas tij kjo do të shërbejë për të rritur audiencën dhe tensionin e spektaklit në javët vendimtare.

Ish-banori foli edhe për raportin mes Olës dhe Adionit, duke thënë se dyshja tashmë janë fejuar, çka sipas tij i ka dhënë fund aludimeve që qarkullonin prej kohësh për lidhjen e tyre.

Deklaratat e tij kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku një pjesë e publikut beson se ai ka zbuluar prapaskena reale të formatit, ndërsa të tjerë mendojnë se bëhet fjalë vetëm për një mënyrë për të tërhequr vëmendje.