VLEN po përballet me reagime të forta nga ish-pjesëtarë të saj, ndërsa së fundmi ka reaguar ashpër edhe Fatmir Limani.
Përmes një deklarate të gjatë publike, Limani kritikoi bashkimin e VLEN-it në një parti të vetme, duke akuzuar për pazare politike, rikthim të figurave të vjetra dhe largim të aktivistëve që, sipas tij, kontribuan në fitore.
Ai tha se beteja politike ishte nisur për t’u hapur rrugë gjeneratave të reja dhe për të larguar “kastën e vjetër”, por sipas tij, pas fitores ndodhi e kundërta.
Në reagimin e tij, Limani përdori edhe një prej frazave më të forta politike deri më tani:
“Arritëm edhe kohën e ndryshimit të çerdheve, duke u klasifikuar soji me sojin, lloji me llojin, fisi me fisin, pisi me pisin…”
Sipas tij, në vend të ndryshimit të premtuar, në strukturat e reja janë rikthyer figura që dikur kritikoheshin nga vetë koalicioni.
