Rita Ora më në fund kalon testin e vozitjes: “Nuk është vonë kurrë”

Rita Ora ka kaluar më në fund testin e vozitjes, pas vitesh mësimesh dhe përpjekjesh për të marrë patentën.

Këngëtarja 35-vjeçare e konfirmoi lajmin përmes Instagramit, ku publikoi fotografi duke mbajtur certifikatën e re dhe duke pozuar pranë makinës së autoshkollës në Los Angeles.

“Ka qenë një javë”, shkroi Rita krahas fotografive.

Ajo kishte nisur të merrte mësime vozitjeje që në vitin 2014, por vetëm tani, 12 vite më vonë, ka arritur ta kalojë testin.

Në atë kohë, mediat britanike raportuan se ish-partneri i saj, Calvin Harris, i kishte blerë një makinë për ta inkurajuar të mësonte vozitjen në Los Angeles.

Ndërkohë, Rita është e martuar me regjisorin Taika Waititi dhe së fundmi ka folur edhe për dëshirën e saj për të zgjeruar familjen.

Këngëtarja ka treguar se ka ngrirë vezët në të 20-at dhe se do të dëshironte të kishte një fëmijë me bashkëshortin e saj.