Pas aludimeve, Londrimi konfirmon se raportet me Elijonën dhe Klodianin kanë ndryshuar

Prej kohësh është përfolur për një ftohje në raportet mes Londrim Mekaj, Klodian Mihaj dhe Elijona Binakaj.

Në një intervistë në emisionin “SOL”, Londrimi ka vendosur të flasë hapur për herë të parë, duke konfirmuar se marrëdhënia mes tyre nuk është më si më parë.

Ai tregoi se dikur kishin një miqësi shumë të ngushtë dhe kalonin shumë mirë së bashku, por pranoi se me kalimin e kohës raportet janë ftohur.

“Ka qenë një shoqëri shumë e bukur. Sot kemi raport, por jo si më parë”, u shpreh ai.

Londrimi zbuloi gjithashtu se mes tyre ka pasur disa keqkuptime me karakter personal, duke shtuar se me njerëzit e afërt ndonjëherë mbeten hatërmbetje edhe për gjëra të vogla.

Megjithatë, ai la të kuptohet se dera për pajtim mbetet e hapur, duke mos e mbyllur mundësinë që raportet të përmirësohen në të ardhmen.