Aulona Musta hap zemrën: Frika për shëndetin dhe rrugëtimi në media

Gazetarja dhe moderatorja Aulona Musta ka bërë një rrëfim të sinqertë në podcastin e Grida Duma, ku ka folur për jetën personale, karrierën dhe sfidat që ka kaluar ndër vite.

Mes shumë temave, Aulona ndau një nga periudhat më të vështira të jetës së saj, kur disa analiza ngritën dyshime për një problem serioz shëndetësor. Ajo tregoi se përjetoi frikë dhe pasiguri, derisa pas kontrolleve mjekësore mori lajmin se nuk bëhej fjalë për një tumor.

Moderatorja foli edhe për komentet negative në rrjetet sociale, duke u shprehur se nuk preket prej tyre, madje i merr me humor.

“Unë fitoj para edhe nga sharësit”, u shpreh ajo.

Gjatë intervistës, Aulona kujtoi edhe fillimet e saj në media, eksperiencat në “Kafazi i Artë” dhe gazetën “Paloma”, si dhe foli për martesën, vajzën dhe jetën familjare.

E pyetur nëse do të hynte ndonjëherë në politikë, ajo u përgjigj me ironi se atë fushë ua lë influencerëve, ndërsa vetë dëshiron të vazhdojë rrugëtimin në media.