Në Spitalin Klinik të Tetovës është pranuar një donacion i ri në funksion të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore.
Drejtori i institucionit, Erzen Elezi, së bashku me stafin mjekësor, kanë pranuar një pajisje të re mjekësore CTG, e cila i është dedikuar repartit të gjinekologjisë.
Bëhet fjalë për një aparat modern që përdoret për monitorimin e gjendjes së pacientes dhe kontraksioneve gjatë shtatzënisë dhe procesit të lindjes, duke mundësuar ndjekje më të saktë dhe më të sigurt për nënën dhe foshnjën.
Sipas institucionit, ky donacion pritet të ndikojë në përmirësimin e kujdesit obstetrik dhe rritjen e sigurisë gjatë lindjeve në spital
