Zënkë e re në showbiz!

Era Emurli është përfshirë së fundmi në një debat të vogël në rrjetet sociale me reperen Tayna.

Situata nisi pasi artistja nga Tetova ishte e ftuar në emisionin “R Studio”, ku performoi live këngën e saj “Shok e 1 shish”.

Por vëmendjen më të madhe e mori një koment i Taynas në TikTok, ku reperja shkroi:

“Me tekste të vjedhura nuk e kemi bo”, shoqëruar me një emoji duke qeshur.

Komenti nxiti menjëherë reagime dhe diskutime në rrjet, ndërsa shumë ndjekës e interpretuan si një thumbim direkt ndaj këngës së artistes së re.

Deri më tani, Era Emurli nuk ka bërë asnjë reagim publik lidhur me komentin e Taynas.