Sot në Komunën e Tearcës është shënuar “Dita e Groshës”, një manifestim i kushtuar bujqësisë, fermerëve dhe ruajtjes së traditave lokale.
Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka bërë të ditur se edhe këtë vit aktiviteti u zhvillua së bashku me qytetarët e komunës.
Në manifestim mori pjesë edhe zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, për praninë dhe mbështetjen e të cilit Memishi shprehu mirënjohje.
Falënderime të veçanta, kryetari Memishi i ka drejtuar edhe organizatorit të manifestimit dhe kryetarit të shoqatës CED, Metin Muaremi, për angazhimin në realizimin e kësaj ngjarjeje.
