Gold AG dhe Burak Vehapi sjellin bashkëpunimin e ri “Dashnia jeme”

Dy artistët e njohur, Gold AG dhe Burak Vehapi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor me titull “Dashnia jeme”.

Kënga vjen e shoqëruar me një videoklip veror, duke sjellë atmosferë të freskët dhe ritmike për sezonin.

Për melodinë dhe tekstin e këngës është përkujdesur vetë Gold AG, duke i dhënë projektit stilin e tij karakteristik muzikor.