Reperi Cllevio ka bërë disa deklarata që pritet të nxisin reagime, gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan.
Në një rubrikë me pyetje të shpejta, ai renditi disa nga emrat më të njohur të estradës shqiptare. Si artistin më të mbivlerësuar përmendi Noizy-n, ndërsa tha se Dafina Zeqiri është këngëtarja që “e vendos ndeshjen në skenë”.
Cllevio i dha “kartonin e kuq” Xhensila Myrtezajt, ndërsa për artistin me “merkaton” më të madhe përzgjodhi Gangon.
Në fund, kur u pyet se kush e meriton “Topin e Artë”, ai u përgjigj pa hezitim: Getoari.
Deklaratat e reperit kanë tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale dhe pritet të komentohen gjerësisht nga publiku.
