Gjorgjievski vlerëson drejtorin Muamer Seferi për përmirësimin e parqeve

Kryetari i qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka lavdëruar publikisht drejtorin e Ndërmarrjes së Parqeve dhe Gjelbërimeve, Muamer Seferi, për gjendjen aktuale të hapësirave të gjelbra në qytet.

Gjatë një inspektimi të gjerë në territorin e qytetit, së bashku me drejtorët e ndërmarrjeve publike dhe ekipet e sektorëve përkatës, Gjorgjievski u shpreh se parqet në Shkup nuk kanë qenë asnjëherë më të rregulluara.

“Drejtor i Parqeve të të lavdëroj, mendoj që më mirë parqet asnjëherë nuk kanë qenë të rregulluara, flasim objektivisht. I ke bërë, i ke rregulluar – hallall të qoftë”, deklaroi Orce Gjorgjievski.

Muamer Seferi u emërua në krye të ndërmarjes Parqe dhe Gjelblrime vetëm para pak muajsh, respektivisht në janar të këtij viti. /Zyrtare.net

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *