Trump përshëndet Vjosa Osmanin me një letër për fundin e mandatit të saj

Vjosa Osmani ka marrë një letër nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka përshëndetur përfundimin e mandatit të saj si Presidente e Kosovës.

“Kemi arritur shumë së bashku në një periudhë të shkurtër kohore-veçanërisht bashkëpunimin tonë në kuadër të Bordit të Paqes. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë nismë të re premtuese do të luajë një rol të jashtëzakonshëm në përfundimin e konflikteve në mbarë botën, duke promovuar njëkohësisht lirinë dhe mirëqenien për të dy popujt tanë. Po lini pas një trashëgimi të rëndësishme që do të formësojë të ardhmen e vendit tuaj, rajonit të Ballkanit, dhe gjithë Evropës. Ju keni qenë gjithmonë një mike dhe partnere e besueshme e Shteteve të Bashkuara, dhe mezi pres vazhdimin e bashkëpunimit tonë në vitet në vijim”, shkruhet në letrën e dërguar nga presidenti./kohajone/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *