Gjest human: Selvije Jao falënderon publikisht pronarin e kompleksit “Arkatana”

Selvije Jao ka ndarë një mesazh mirënjohjeje në rrjetet sociale për z. Muhamet Ajrullahu, pronarin e kompleksit “Arkatana” në Gjilan.

Në postimin e saj, ajo ka falënderuar publikisht Ajrullahun për “humanizmin, bujarinë dhe zemrën e madhe” që ka treguar ndaj saj dhe Roelit. Duke shprehur vlerësimin e saj, Selvije theksoi se vlera e një kompleksi nuk matet vetëm me ndërtesat, por me njeriun që qëndron pas tij, duke e mbyllur mesazhin me një urim për shpërblim me të mira nga Zoti.

Screenshot