Getinjo dhe Era i japin fund krizës, ribashkohen sërish

Raportet e dashurisë shpesh kalojnë periudha me ulje dhe ngritje, dhe kjo duket se ka ndodhur edhe në lidhjen e reperit Getinjo me partneren e tij, Era.

Pas raportimeve për një krisje në marrëdhënien e tyre, situata mes çiftit duket se është stabilizuar. Sipas burimeve pranë tyre, ndarja ka qenë e përkohshme dhe e lidhur me një moment tensioni, ndërsa dyshja tashmë janë ribashkuar dhe po vazhdojnë lidhjen prej disa javësh.

Rikthimi i tyre në raport është bërë i dukshëm edhe përmes disa veprimeve publike, përfshirë një urim ditëlindjeje që ka konfirmuar se ata kanë lënë pas mosmarrëveshjet.

Burime pranë çiftit bëjnë të ditur se Getinjo dhe Era po e shijojnë sërish marrëdhënien e tyre, duke zgjedhur ta mbajnë këtë fazë larg vëmendjes së madhe mediatike dhe me më shumë qetësi./Prive By Liberta Spahiu/