Familja e këngëtarit Blero dhe partneres së tij Eronita është bekuar javën e kaluar me ardhjen në jetë të djalit të tyre.
Gëzimit të familjes i është bashkuar edhe Tara, vajza e Bleros, e cila është bërë sërish motër e madhe. Ajo ndau me ndjekësit një fotografi të vogëlushit, e shoqëruar me një mesazh prekës.
“Mirësevjen në këtë botë, vëlla i vogël. Ti je i dashur që tani më shumë nga sa do ta mendosh ndonjëherë, dhe mezi pres të kaloj një jetë të tërë duke të mbrojtur, duke qeshur me ty dhe duke të parë duke u rritur. Të dua pafundësisht”, shkroi Tara.
Postimi i saj ka marrë reagime të shumta pozitive dhe ka emocionuar ndjekësit në rrjetet sociale.
