Këngëtarja Aida Doçi ka ndarë me ndjekësit momente të veçanta nga një ditë plot emocion për familjen e saj.
Vajza e saj e vogël, Mjaltë, ka festuar ditëlindjen e parë, ndërsa artistja publikoi një fotografi të ëmbël së bashku me të bijën, shoqëruar me fjalë shumë prekëse.
“Sot i mbushe 1 vit e vogla ime, Mjalta ime e ëmbël. Ti dhe motra jote jeni dhurata më e bukur që kam në këtë botë”, shkroi ajo në rrjetet sociale.
Në të njëjtën ditë feston edhe vjehrra e këngëtares, për të cilën Aida zbuloi një detaj domethënës. Ajo tregoi se kishte zgjedhur që vajza të lindte pikërisht në ditëlindjen e saj, si një dhuratë speciale dhe e paharrueshme.
Me dedikimin emocionues për familjen, këngëtarja mori shumë urime dhe komente pozitive nga ndjekësit e saj.

