Filipçe: Forcat anti-evropiane janë më të organizuara se kurrë për të penguar rrugën drejt BE-së

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, hapi sot konferencën ndërkombëtare “Iniciativa e Shkupit”, të organizuar nga LSDM dhe Shkolla e Lartë Politike e Korçulës.

Ai bëri thirrje për bashkim të forcave progresive në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se rajoni po përballet me rritje të nacionalizmit, populizmit dhe ndikimit të krimit të organizuar.

Filipçe tha se Ballkani Perëndimor ndodhet në një moment vendimtar për procesin e integrimit evropian, duke shtuar se ekziston një mundësi reale për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, sfidat aktuale po vijnë nga forca anti-evropiane që synojnë të ngadalësojnë proceset reformuese, ndërsa bëri thirrje për unitet dhe bashkëpunim rajonal për përballimin e këtyre sfidave.

“Vetëm përmes unitetit dhe bashkëpunimit afatgjatë mund të përballemi me këto sfida”, deklaroi Filipçe, duke e shpallur konferencën të hapur.