Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka vizituar Panairin e Librit Shqip në Çarshinë e Shkupit.
Ai u shpreh se në mesin e fjalës së shkruar dhe kulturës sonë, vizita në këtë aktivitet ishte një kënaqësi e veçantë, duke theksuar rëndësinë e librit si pikëtakim i dijes, kulturës dhe identitetit kombëtar.
Sipas tij, panairi solli pranë lexuesve qindra tituj dhe krijoi një atmosferë të veçantë, ku u vu re interes i madh i qytetarëve, veçanërisht i të rinjve, për leximin në gjuhën shqipe.
Memishi përgëzoi Komunën e Çairit për organizimin e këtij aktiviteti kulturor, duke e vlerësuar si një nismë të rëndësishme për promovimin e librit dhe kulturës shqiptare në Shkup.

