Fëmija 16-muajsh dërgohet në spital në Kumanovë, dyshohet se konsumoi benzinë

Një fëmijë 16-muajsh është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës pasi dyshohet se ka konsumuar benzinë.

Rasti është denoncuar në polici më 19 gusht, rreth orës 22:28, pasi fëmija është sjellë në spital për trajtim.

Nga spitali bëjnë të ditur se bëhet fjalë për intoksikim me benzinë, ndërsa fëmija është transportuar në klinikë në gjendje stabile.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur incidenti.