Zhaku reagon për videot intime: “Është e padrejtë të filmohesh pa dijeninë tënde”

Artistja Inida Gjata, e njohur si Zhaku, ka komentuar në emisionin “Wake Up” videot intime të personazheve publike që po qarkullojnë prej disa ditësh në rrjet.

Zhaku u shpreh kundër gjykimit publik të personave të përfshirë, duke theksuar se publikimi i materialeve private pa dijeninë e personave është një shkelje e privatësisë.

“Nuk jemi askush, nuk jemi Zoti, të gjykojmë nëse është morale apo amorale. Është një gjë private”, u shpreh ajo.

Artistja tha gjithashtu se personat e përfshirë po përballen me komente, ofendime dhe gjykime publike, ndërsa sipas saj kjo mund të ndikojë edhe në imazhin dhe karrierën e tyre.

Zhaku tregoi se edhe ajo vetë ka marrë komente fyese pas reagimit të saj, duke kundërshtuar pretendimet se njerëzit e showbiz-it arrijnë suksesin përmes mënyrave të tilla.

“Të na fusin të gjithë ne në një thes është një ofendim shumë i madh”, deklaroi ajo, duke theksuar se shumë artistë e kanë ndërtuar karrierën përmes punës dhe përpjekjeve të tyre.