I riu nga Tirana me plagë në gjoks, krahë dhe shpinë pas goditjes me plumba gome!

Pamje të rënda kanë mbërritur pas forcës represive të policisë ndaj protestuesve përgjatë ditëve të fundit.

Një i ri nga Tirana raportohet se është qëlluar ditën e djeshme me plumba gome nga efektivë të policisë.

Ai ka marrë plagë të shumta në trup, duke u lënduar në pjesën e gjoksit, krahëve dhe shpinës.

Protokolli i përdorimit të plumbave të gomës thekson se me to mund të qëllohet vetëm në distancë të largët dhe duke shënjestruar këmbët.

© BalkanWeb