Një i mitur është sulmuar fizikisht nga disa bashkëmoshatarë në oborrin e një shkolle fillore në zonën e Bit-Pazarit, në Shkup.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ngjarja ka ndodhur më 9 tetor, në orët e vona të mbrëmjes. Sulmi është filmuar me telefon nga një tjetër i mitur, ndërsa pamjet më pas janë publikuar në rrjetet sociale.
Rasti është denoncuar në polici më 15 tetor nga një 43-vjeçar, i cili ka raportuar se fëmija ishte sulmuar nga disa të mitur, njërin prej të cilëve e njihte.
Policia nuk ka dhënë detaje për lëndime të mundshme, ndërsa njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
