E sulmoi vjehrrën dhe e goditi vjehrrin me thikë, policia ndalon 23-vjeçaren

Një 23-vjeçare nga Makedonska Kamenica është ndaluar nga policia pas një konflikti familjar, gjatë të cilit dyshohet se ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj dhe ka hedhur një thikë në drejtim të vjehrrit.

Sipas denoncimit në polici, ngjarjes i ka paraprirë një debat mes 23-vjeçares dhe bashkëshortit të saj.

Gjatë konfliktit, gruaja dyshohet se fillimisht e ka sulmuar vjehrrën, ndërsa më pas ka hedhur një thikë në drejtim të vjehrrit, duke e goditur në këmbë.

Pas kësaj, sipas raportimit, vjehrri e ka goditur 23-vjeçaren me një send të fortë.

Policia e ka ndaluar gruan më 28 gusht, rreth orës 21:35.

Nga autoritetet bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit. Pas përfundimit të procedurës, pritet të pasojnë edhe parashtresat përkatëse.