Një grua nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në Ulqin, pasi dyshohet se me automjetin e saj ka shkelur për vdekje një qen që kishte pronar,raportojnë mediat malazeze.
Sipas policisë, rasti është raportuar rreth orës 16:00, ndërsa pas identifikimit të automjetit dhe drejtueses, ajo u shoqërua në ambientet e Policisë së Ulqinit. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se gruaja tentoi të largohej nga Mali i Zi, por u ndalua në pikën kufitare.
Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokuroria Themelore Shtetërore, e cila do të vendosë për kualifikimin e veprës dhe hapat e mëtejshëm.
Në rrjetet sociale është publikuar një video e incidentit, ndërsa Organizata “Miqtë e Kafshëve” ka kërkuar që rasti të hetohet plotësisht dhe përgjegjësja të përballet me drejtësinë, në përputhje me ligjin.
