E rëndë në Itali: 20-vjeçari sulmon me thikë prindërit dhe vëllain pas një sherri familjar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fano, në provincën Pesaro Urbino, ku një 20-vjeçar është arrestuar pasi plagosi me thikë prindërit dhe vëllain e tij.

Sipas mediave italiane, konflikti nisi si një sherr mes dy vëllezërve, i cili më pas u përshkallëzua. Prindërit ndërhynë për t’i ndarë, por edhe ata u sulmuan nga i riu me mjet të mprehtë.

Të plagosurit – babai 46-vjeçar, nëna 43-vjeçe dhe vëllai 16-vjeçar – janë dërguar në spital në Ankona, ndërsa babai ndodhet në gjendje të rëndë në kujdes intensiv.

Autori është arrestuar nga Karabinierët dhe ndaj tij rëndon akuza për tentativë vrasjeje të trefishtë. Sipas burimeve hetimore, ai ka deklaruar se kishte kohë që mendonte për këtë veprim, çka ka ngritur shqetësime mbi gjendjen e tij psikologjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *