Policia e Tetovës ka ndaluar më 17 shtator dy persona, S.K. (27) nga Poroj dhe A.C. (19) nga Tetova, nën dyshimin për përfshirje në vepra penale të lidhura me vjedhje.
Sipas policisë, S.K. dyshohet se gjatë natës mes 15 dhe 16 shtatorit ka hyrë me forcë në një objekt shitjeje në Tetovë, në pronësi të një 52-vjeçari, nga ku dyshohet se ka marrë para dhe produkte të ndryshme.
Në rastin tjetër, një 55-vjeçare nga Tetova ka raportuar se A.C. dyshohet se, përmes kërcënimit, i ka marrë para djalit të saj të mitur.
Të dyshuarit janë ndaluar në stacionin policor. Policia njofton se pas përfundimit të procedurave dhe dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të paraqiten kallëzime përkatëse penale.
