Një 36-vjeçar nga fshati Goshincë është ndaluar nga policia në rajonin e Likovës, pasi dyshohet se nuk iu bind urdhrit për të ndaluar gjatë një kontrolli.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 17 shtatorit, rreth orës 19:50. Sipas policisë, drejtuesi i një kamioni “Mercedes Sprinter” vazhdoi të lëvizte drejt fshatit Hotël, edhe pasi zyrtarët kufitarë i dhanë shenjë për ndalim.
Pas ndalimit të automjetit, gjatë kontrollit u gjetën më shumë se 1,000 artikuj pa dokumentacion, përfshirë:
320 copë tekstil
28 palë këpucë
350 copë mallra teknike
78 copë barna
76 produkte kozmetike
6 pjesë për automjete
377 artikuj të tjerë
36-vjeçari S.S. është privuar nga liria nën dyshimin për veprën penale “kontrabandë”.
Për rastin është njoftuar Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë, ndërsa policia bëri të ditur se pas dokumentimit të plotë do të paraqitet kallëzim penal.
