Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Ina Aderi, ka folur hapur për fundin e marrëdhënies së saj me Kejsi Hyseni.
E ftuar në emisionin “Top Arena”, ajo u shpreh se lidhja e tyre i përket tashmë së shkuarës dhe se arsyeja kryesore e ndarjes ka qenë mospërputhja e karaktereve.
Sipas Inës, vendimi është marrë pa konflikte dhe në mënyrë të qetë, duke theksuar se pavarësisht ndarjes, ajo nuk pendohet për eksperiencën dhe ndjenjat e përjetuara gjatë kohës në reality show.
Romanca e tyre kishte tërhequr vëmendje të madhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, por nuk arriti të vazhdojë pas përfundimit të spektaklit.
