Valdrina kundër vendimit të Xhulit: “Kjo nuk duhet të normalizohet”

Pas intervistës së Juliana Nura, ku zbuloi se do të bëhet nënë e vetme përmes procedurës IVF, ka ardhur edhe një reagim kritik nga Valdrina.

Edhe pse fillimisht i uroi Xhulit një shtatzëni të mbarë, Valdrina u shpreh se nuk pajtohet me idenë që kjo zgjedhje të konsiderohet si diçka normale. Sipas saj, dëshira për t’u bërë nënë nuk duhet të jetë mbi të drejtën e fëmijës për të pasur figurën e babait.

Ajo ngriti shqetësime edhe për identitetin biologjik të fëmijës dhe faktin se, në rastet me dhurues anonimë, ai mund të mos njohë kurrë origjinën e tij.

Në reagimin e saj, Valdrina theksoi gjithashtu se ekzistojnë shumë fëmijë që presin të adoptohen dhe se kjo, sipas saj, është një alternativë që duhet marrë në konsideratë.
https://vt.tiktok.com/ZSCAVc9V9/