Djali i Anita dhe Ramush Haradinajt shkëlqen në mbrëmjen e maturës

Anita Haradinaj ka ndarë me ndjekësit e saj momente të veçanta nga mbrëmja e maturës së djalit të saj, ku emocionet dhe krenaria familjare nuk kanë munguar.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, i riu shfaqet elegant dhe mjaft i kuruar në paraqitjen e tij, duke tërhequr vëmendjen në këtë mbrëmje të rëndësishme.

Krahas imazheve, Anita ka lënë edhe një mbishkrim që ka marrë vëmendje të madhe: “Ramush, kemi bërë kryevepër”, duke shprehur kështu krenarinë dhe dashurinë për të birin.

Postimi i saj është shoqëruar me komente dhe urime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar momentin e bukur familjar dhe fjalët prekëse të Anitës për djalin e saj.

Screenshot