Këngëtarja e njohur Adelina Berisha ka rikthyer vëmendjen e publikut me projektin e saj më të ri muzikor, të publikuar në prag të sezonit veror.
Artistja ka prezantuar këngën e re me titull “Po Don”, një projekt ritmik dhe energjik, i përshtatur për atmosferën e verës dhe netët festive.
Për realizimin e këngës, Adelina ka bashkëpunuar me emra të njohur të skenës muzikore. Muzika dhe produksioni janë punuar nga Çelik Lipa, ndërsa teksti është shkruar nga Elinel.
Edhe ana vizuale e projektit vjen e kuruar në detaje. Videoklipi është realizuar nga produksioni Imagine, ndërsa për paraqitjen dhe veshjet e këngëtares është kujdesur Orchidee.
“Po Don” tashmë është publikuar në YouTube nën menaxhimin e Baresha Network dhe pritet të jetë një nga këngët që do të shoqërojë sezonin veror në klube, plazhe dhe evente muzikore.
