EVN Macedonia ka njoftuar për ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në disa zona të Shkup gjatë ditës së sotme.
Sipas njoftimit, nga ora 08:00 deri në 16:00 pa rrymë do të mbeten një pjesë e fshatit Moranë dhe vendbanimi i vikendeve në Moranë, në komunën e Studeniçan.
Ndërkohë, nga ora 08:30 deri në 17:30 ndërprerje të energjisë do të ketë në zonën rreth fabrikës Karposh në lagjen Aleksandria, si dhe objekti i Centrounion në komunën e Karposh.
Po ashtu, nga ora 08:00 deri në 11:00 pa energji elektrike do të mbeten edhe disa rrugë në komunën Qendër, përfshirë “Nikolla Kljusev”, “Maksim Gorki”, një pjesë të “Dame Gruev”, “Orce Nikollov” (numrat tek) dhe “Vasil Glavinov”.
