Dibër: Vetëm 32 nxënës të regjistruar në gjimnaz nga 238 vende të lira

Në gjimnazin e vetëm të mesëm në Dibër, “28 Nëntori”, situata e regjistrimeve për vitin shkollor 2026/2027 paraqitet shqetësuese. Në afatin e parë janë plotësuar vetëm 32 vende nga gjithsej 238 të parapara.

Sipas të dhënave zyrtare, kanë aplikuar 44 nxënës, prej të cilëve 12 në gjuhën maqedonase dhe 32 në gjuhën shqipe, ndërsa janë pranuar 32 gjithsej.

Ndarja e regjistrimeve:

  • 7 nxënës në gjuhën maqedonase
  • 25 nxënës në gjuhën shqipe

Nga shkolla theksojnë se presin rritje të interesimit në afatin e dytë të regjistrimeve më 23 qershor.

Kapaciteti i plotë i shkollës:

  • 238 vende gjithsej
  • 102 për mësim në gjuhën maqedonase (përfshirë edhe Mogorçën)
  • 136 për mësim në gjuhën shqipe

Autoritetet arsimore kujtojnë se për regjistrim kërkohet minimumi 60 pikë, ndërsa në afatet e ardhshme pritet edhe ulje e pragut për të plotësuar vendet.

Krahasuar me vitin e kaluar, kur ishin regjistruar 95 nxënës, këtë vit është shënuar rënie e dukshme, e cila lidhet me migrimin dhe zgjedhjen e nxënësve për shkolla profesionale në qytete të tjera si Struga, Ohri, Tetova dhe Shkupi.

Sipas ekspertëve, kjo tendencë po bëhet gjithnjë e më e pranishme dhe reflekton uljen e vazhdueshme të numrit të nxënësve në rajon.