Daut Memishi ka përkujtuar 5 Majin – Dita e Dëshmorëve të Kombit, duke bërë homazhe dhe duke nderuar me respekt të thellë sakrificën e dëshmorëve ndër vite.
“Sot shënuam 5 Majin – Ditën e Dëshmorëve të Kombit, duke bërë homazhe dhe duke kujtuar me respekt e mirënjohje të thellë sakrificën e tyre ndër vite.
Vizituam vendet ku prehen dëshmorët tanë, duke rikujtuar se liria dhe dinjiteti që gëzojmë sot janë fryt i përkushtimit dhe gjakut të tyre. Kontributi i tyre është i paharruar dhe mbetet udhërrëfyes për brezat që vijnë. Ata do të jetojnë përherë në zemrat tona dhe në historinë tonë të lavdishme, si simbol i guximit, sakrificës dhe dashurisë për atdheun.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Memishi.
