Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar realizimin e një aksioni ekologjik në fshatin Brodec, në bashkëpunim me institucione dhe partnerë të ndryshëm.
Në këtë aktivitet morën pjesë zëvendës ambasadori i Austrisë në vend, përfaqësues të “Vikendit Gjeneral”, kompania Saubermacher, Njësiti i ARMV, Parku Kombëtar Mali Sharr, NPK dhe banorë lokalë.
“Së bashku realizuam aksionin ekologjik për pastrimin e hapësirave në këtë rajon për të siguruar kështu për një ambient më të pastër për të gjithë ne. Mbrojtja e natyrës dhe mjedisit për ne është një ndër sfidat më të mëdha dhe në këtë drejtim së bashku me të gjithë faktorët tjerë jemi të përkushtuar për një ambient të pastër”, theksoi Kasami.
Ai shtoi se Komuna e Tetovës jo vetëm që mbështet aksione të tilla, por është duke punuar edhe në hartimin e një strategjie zhvillimore për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit.




