Dasma e shumëpritur e këngëtares Kida dhe partnerit të saj po afron, ndërsa kanë dalë në dritë detaje të reja rreth ceremonisë luksoze që pritet të mbahet në Itali.
Sipas Prive by Liberta Spahiu, çifti do ta kurorëzojë dashurinë më 1 shtator, në një rezidencë historike në Romë, e ndërtuar në fund të shekullit të 19-të nga një familje aristokrate italiane.
Historia e tyre mori një kthesë të veçantë në dhjetor të vitit 2024, kur Kida mori propozimin për martesë në ditëlindjen e saj. Tashmë, pas afro dy vitesh fejesë, ata janë gati të thonë “po”.
Rezidenca e zgjedhur për ceremoninë është e stilit neoklasik dhe ndodhet në një nga kodrat më të larta të Romës, me pamje panoramike të qytetit. Sipas raportimit, vetëm qiraja e ambientit varion nga 20 deri në 25 mijë euro, ndërsa kostoja totale e organizimit mund të kalojë 70 mijë euro.
Menuja do të përgatitet nga kompani partnere me yje Michelin, me një kosto që arrin deri në 300 euro për person, ndërsa vetëm ndriçimi dhe sistemi profesional i zërit kushtojnë deri në 18.500 euro.
Atmosferën e mbrëmjes do ta kompletojnë edhe dy emra të njohur të muzikës shqiptare, Ermal Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu, të cilët pritet të performojnë në dasmën e çiftit.
