“Gjinekologet e Instagramit” – Pranvera përgjigjet me humor

Pranvera dhe Marjani, një prej çifteve më të ndjekura në rrjetet sociale, vazhdojnë të jenë shumë aktivë duke ndarë momente nga përditshmëria e tyre me ndjekësit.

Së fundmi, Pranvera është përgjigjur pyetjeve të fansave lidhur me përvojën e tyre si prindër pas nisjes së çerdhes së djalit të tyre, Jan.

Megjithatë, vëmendjen e mori një koment i një ndjekësi që aludonte se ajo mund të ishte shtatzënë sërish. Ky koment u bë shkas për një reagim të menjëhershëm dhe plot ironi nga ana e saj.

Pranvera, e njohur për stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe humorin, e hodhi poshtë këtë thashethem përmes një postimi në rrjete sociale, duke e trajtuar me batutë situatën dhe duke lënë të kuptohet se nuk ka asnjë shtatzëni të dytë.