Reperi i njohur shqiptar Dardan dhe partnerja e tij Hava janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmin e bukur çifti e ka ndarë përmes një postimi të përbashkët në Instagram, ku kanë njoftuar ardhjen në jetë të fëmijës së tyre.
Ata kanë zbuluar se janë bërë prindër të një djali, të cilit i kanë vendosur emrin Dean.
“Mirësevjen Dean”, ka shkruar Hava krahas fotos, duke marrë urime të shumta nga ndjekësit dhe miqtë e tyre në rrjetet sociale.

