Dafina Zeqiri shijon pushimet familjare në jug të Shqipërisë

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri-Gjergji ka nisur pushimet verore së bashku me bashkëshortin e saj, Kreshnik Gjergji, dhe djalin e tyre, Daskanin.

Familja ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar ditët e pushimit, duke u vendosur në Vlorë, ku po shijojnë atmosferën verore pranë detit.

Këto pushime kanë një domethënie të veçantë për familjen, pasi Daskani po përjeton verën e tij të parë buzë detit, ndërsa Dafina po shijon njëkohësisht edhe periudhën e shtatzënisë së dytë.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka ndarë disa fotografi familjare, ku shfaqet pranë bashkëshortit dhe djalit të tyre, duke ekspozuar edhe barkun e rrumbullakosur teksa pret ardhjen në jetë të fëmijës së dytë.

Screenshot
Screenshot