Nga SPB Tetovë njoftojnë se dy të rinj kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga një grup prej rreth 20 personash në Tetovë.
Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur më 14 maj rreth orës 23:00, në rrugën “Lenin”, pranë urës së lumit Shkumbin, ku grupi i të rinjve po vizatonte grafite.
“Menjëherë pas kësaj, grupi i ka rrethuar, me çka një person i maskuar e ka sulmuar fizikisht personin M.M., ndërsa një person tjetër ka sulmuar shokun e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas raportimit, para sulmit njëri nga personat iu ishte drejtuar me fjalë provokuese në baza nacionale.
Rasti është denoncuar nga 18-vjeçari M.M. nga Tetova, ndërsa ai ka identifikuar edhe njërin nga personat e grupit. Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
