Bekim Sali, ka theksuar rëndësinë e bashkimit politik të shqiptarëve, duke deklaruar se VLEN tashmë përfaqëson një organizim të përbashkët dhe jo përçarje.
Sipas tij, qytetarët janë lodhur nga ndarjet politike dhe kanë nevojë për unitet, përgjegjësi dhe një qasje që vendos interesin kombëtar mbi interesat personale.
“Populli nuk lodhet nga sakrifica, por nga përçarja. Nuk humbet nga mungesa e forcës, por kur zërat ndahen dhe idealet heshtin”, u shpreh Bekim Sali.
Ai shtoi se VLEN nuk është më vetëm një subjekt politik, por “zëri i bashkuar i shqiptarëve”, që sipas tij do të mbrojë dinjitetin, të drejtat dhe të ardhmen e tyre.
Në mesazhin e tij, Sali theksoi se bashkimi rreth idealeve është forca më e madhe e shqiptarëve.
“Kur shqiptarët bashkohen rreth idealit, askush nuk mund ta zbehë fuqinë e tyre”, deklaroi ai.
