Bajram Rexhepi ka njoftuar se Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Tetovë ka përfunduar me sukses procesin e ristrukturimit të 29 nëndegëve, duke paralajmëruar një fazë të re organizimi politik.
Sipas tij, në strukturat e reja janë përfshirë njerëz kompetentë dhe energji të reja politike, me synimin për forcimin e degës në Tetovë.
Ai bëri të ditur se më 16 maj, në Qendrën për Kulturë në Tetovë, do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i degës, ku do të zgjidhen organet drejtuese, sekretariatet dhe këshilli mbikëqyrës.
“Vijmë më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë”, thuhet mes tjerash në mesazhin e Rexhepit.
