MPB njofton se mbrëmë rreth orës 23:10, policia nga Njësia për Trafikim të Paligjshëm në kuadër të SPB Shkup ka ndaluar E.K. (46) nga Shkupi.
Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, e kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, një peshore digjitale dhe 20 kartëmonedha të falsifikuara nga 100 denarë.
E.K. është ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij priten masa dhe akuza përkatëse, njofton MPB.
