Një 27-vjeçar nga Tetova është privuar nga liria pasi dyshohet se i ka marrë çantën një 45-vjeçareje pranë një pike karburanti në Tetovë.
Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur më 28 gusht rreth orës 13:40, pas denoncimit të bërë nga gruaja nga fshati Novo Sellë.
Në çantë ndodheshin sende personale, kartela pagesore dhe një telefon celular.
Zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë vepruar pas denoncimit dhe sendet e marra janë gjetur, më pas i janë kthyer pronares.
M.C. (27) është privuar nga liria, ndërsa nga policia bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
