Arrestohet 27-vjeçari nga Shipkovica, policia i gjen substancë të dyshuar

Një 27-vjeçar nga fshati Shipkovicë i Tetovës është arrestuar në orët e para të mëngjesit në fshatin Leunovë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së, më 7 korrik 2026, rreth orës 00:30, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar e privuan nga liria A.L. (27), pasi gjatë kontrollit ndaj tij u gjet një substancë pluhuri me ngjyrë të bardhë.

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet parashtresa përkatëse.