Denoncohet rrëmbimi i një vajze 15-vjeçare në Çegran, policia në kërkim intensiv

Një ngjarje e rëndë është denoncuar në polici nga H.D. (50) nga fshati Çegran, e cila ka raportuar se vajza e saj e mitur, 15 vjeçe, është marrë me forcë nga persona të panjohur.

Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur më 19 qershor 2026, rreth orës 19:20, kur tre persona të panjohur, të cilët lëviznin me një veturë, kanë hyrë në oborrin e shtëpisë së saj.

Ata dyshohet se e kanë marrë me dhunë vajzën e mitur, duke e futur me forcë në automjet dhe më pas janë larguar në një drejtim të panjohur.

Menjëherë pas denoncimit, policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr masa intensive për gjetjen e vajzës dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë rast.